Blic Lajmi

Zoom! për të pestën herë fiton çmimin si sistemi më i kërkuar për zbardhje të dhëmbëve në Townie Choice Awards.

ProDent

Mirësevini në ProDent

Që nga viti 1990 Ordinanca Dentare Prodent është zhvilluar dhe evouluar për të përfshirë shërbimet më të mira në trajtim të pacientëve. Tashmë nga viti 2008 dentistët në Prodent janë anëtarë të Shoqatës Dentare Amerikane (American Dental Association) dhe përfitojnë me kënaqësi njohuritë më të reja nga bota dentare.

Qëllimi jonë është të ju sigurojmë pacientëve tanë kujdesin më të mirë dentar dhe oral në një ambient të këndshëm dhe qetësues, si dhe njohuritë më të reja në drejtim të shëndetit oral.

Në Klinikën Prodent kujdesemi për ndjenjat dhe emocionet e pacientëve dhe japim maksimumin tonë për të krijuar komunikim sa më të mirë me qëllim që të ju ndihmojmë çdo njërit në problemet e tyre.

Ne jemi krenar me kualitetin dhe cilësinë e punës tonë, falë materialeve të reja që përdorim dhe adaptimin në teknologjinë e re.

Jemi të bindur se goja e shëndoshë me buzëqeshjen e mrekullueshme përmison dukshëm vetëbesimin dhe respektin e të tjerëve, dhe juve ju mundëson të kënaqeni me kualitetin më të mirë të jetës tuaj.

Në këtë Web Faqe do të mundohemi të jemi sa më afër ndaj atyre që do të duan të dinë më shumë mbi shëndetin e tyre oral dhe edukimin mbi të. Në lidhjet që do të prezantohen këtu do të ndiheni më mirë dhe sigurt në takimin e ardhshëm me dentistin tuaj.

Qëndroni të shëndetshëm!